Varianti brazilian i Covid ka ‘zbarkuar’ në provincën e ‘L’Aquila’ në Italinë qendrore. Mësohet se pranë L’Aquila në Abruzzo janë regjistruar 3 raste të variantit brazilian. Lajmi është bërë i ditur këtë të martë nga guvernatori Marco Marsilio. Sipas guvernatorit, të prekurit janë pjesëtarë të së njëjtës familje nga Poggio Picenze. Bëhet me dije se familja ka disa ditë që është kthyer nga një udhëtim në Brazil. Kujtojmë se varianti i ri i Covid, i identifikuar në Brazil përbën shqetësim të veçanti, pasi dyshohet se ai mund të zvogëlojë efikasitetin e vaksinave që janë hedhur në treg për përdorim.
Burimi: corriere.it/ Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania