Franco Talarico i cili mbante detyrën e sekretarit rajonal të UDC dhe që aktualisht është lënë në arrest shtëpie, pas mega-operacionit që vuri në pranga 50 persona në Itali për aferën korruptive prej 250 milionë eurosh.Në disa përgjime, të publikuara nga mediat italiane thuhet se në një darkë të zhvilluar në Romë, ku mes të pranishmëve ndodhej edhe eurodeputeti Lorenzo Cesa, Talarico ka shprehur dëshirën për të hyrë me tendera në spitalet në Shqipëri. Pas zbulimit të përgjimeve mësohet se ditën e sotme eurodeputeti ka dhënë dorëheqjen. Ndërkohë lali Leku as nuk e ka ndërmend një gjë të tillë. Madje ai ka shmangur edhe kontaktin me mediat. Në përgjime dy italianë flasin në lidhje me terrenin dhe mundësitë për korrupsion në Shqipëri.