Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Greqi, ku një 27-vjeëar u ekzekutua me pesë plumba. Sipas mediave vendase, i riu shqiptar është identifikuar si shtetasi Mario Metaj. Ai është qëlluar nga një bandë rivale shqiptare. 27-vjeçari po ecte me makinën e tij teksa një automjet tjetër i ka prerë rrugën duke shkaktuar edhe aksident. Theksojme se përplasja e bandave shqiptare në Greqi po bëhet problem për policinë greke. Vetëm pak javë më parë në Athinë u 'eliminua' Edmond Llangozi ndërsa mbetën të plagosur rëndë djemtë e tij Mihal dhe Anxhelo Llangozi. Për këtë ngjarje u tha se shkaku ishte një borxh financiar që familja e të ndjerit i kishte autorit me origjinë shqiptare.