Shtetet e Quintit bëjnë thirrje që procesi zgjedhor të mos ketë ndërhyrje politike

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 25.01.2021, 19:22

Lidhur me procesin e certifikimit të kandidatëve për zgjedhjet e 14 shtatorit, shtetet e Quintit në Kosovë kanë bërë thirrje për qetësi dhe pjekuri.

Përmes një komunikate, Ambasada amerikane në Kosovë shkruan se ambasadorët e Quintit janë takuar me kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të shprehur angazhimin e tyre në procesin e lirë dhe të sigurt zgjedhor. Gjithashtu në takim thonë se është diskutuar edhe monitorimi i procesit zgjedhor dhe respektimi i masave anti-Covid gjatë 14 shkurtit.

Ne vazhdojmë t'u bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës të zbatojnë rekomandimet e bëra në raportin e Misionit Zgjedhor të Bashkimit Evropian për zgjedhjet e 6 tetorit 2019. Ne theksuam që KQZ-ja duhet të sigurojë që procesi zgjedhor është transparent dhe i lirë nga ndërhyrjet politike. Procedurat parazgjedhore, përfshirë certifikimin e kandidatëve, janë ende në proces. Në këtë moment, ne besojmë se populli i Kosovës meriton qetësi dhe pjekuri nga të gjitha anët. Është e rëndësishme që vendimet ligjore të respektohen dhe rrugët e apelimit të ndiqen pa ndërhyrje. Ne i bëjmë thirrje të gjithëve që të përmbahen nga sulmet personale dhe spekulative”, thuhet në komunikate.

Ambasada thotë se inkurajon partitë dhe kandidatët për t’u angazhuar në një garë të ndershme dhe të respektohen masati anti-Covid gjatë fushatës.

“Populli i Kosovës meriton të dëgjojë propozime të hollësishme të politikave nga politikanët e tyre, me argumente të bëra në një frymë debati të informuar. Për të siguruar një zgjedhje të suksesshme, i takon gjithashtu popullit të Kosovës që të votojë dhe ta bëjë këtë në mënyrë të sigurt, duke ndjekur gjithashtu të gjitha masat COVID-19. Qeveritë tona janë të përkushtuara për të vazhduar mbështetjen tonë për përpjekjet për të ndërtuar një Kosovë të sigurt, prosperuese, demokratike për të gjithë qytetarët, dhe për të punuar ngushtë me çdo qeveri që formohet përmes zgjedhjeve të lira në përputhje me kushtetutën”, thuhet tutje.

/express

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit