Ditët e fundit, reshjet e shiut kanë sjellë problematika të mëdha në vend, me Vlorën si një nga zonat më të prekura. Ndërkohë, ditën e sotme është raportuar se Lumi i Shushicës ka marrë përpara urën e ndërtuar për ujësjellësin e fshatit Drashovicë. Si pasojë janë dëmtuar dhe tubacionet e ujit, duke lënë banorët pa ujë, ndërsa këta të fundit janë ankuar. Kujtojmë se meteorologët kanë paralajmëruar para disa ditësh se nga data 23 deri më datën 26 të këtij muaji, vendi do të “pushtohet” nga reshjet e mëdha të shiut, duke përmbytur edhe disa zona.