LVV-ja kallëzon penalisht Likajn dhe dy zyrtarë të MASH-it

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 25.01.2021, 14:09
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, ka dorëzuar sot në Prokurorinë Speciale një kallëzim penal ndaj ministrit të Arsimit dhe Shkencës dhe dy zyrtarëve të kësaj ministrie, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas njoftimit nga Lëvizja Vetëvendosje, me datë 09 nëntor 2020, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, si autoritet kontraktues, ka shpallur njoftimin për tenderin “Blerja e pajisjeve për mbrojtjen e objekteve arsimore për qëndrueshmëri dhe blerja e pakove të nevojshme për fusha lëndore dhe mirëmbajtje”, ku vlera e parashikuar për këtë tender ka qenë 2,880,000.00 euro.

“Gjatë publikimit të listës së parë të çmimeve kjo ministri kishte kërkuar 887 pozicione me produkte dhe sasi të caktuara. Trembëdhjetë ditë më vonë kjo listë fshihet nga platforma e prokurimit dhe publikohet lista e re me vetëm 43 pozicione ndërsa vlera e parashikuar e tenderit mbeti e njëjta. Me datë 31 dhjetor 2020, MASH publikon njoftimin për nënshkrimin e kontratës me operatorët ekonomik në vlerë prej 2,850,309.00 euro, me derivim të lejuar indikativ prej +/-30% të vlerës së kontratës”, thuhet në njoftim.

Shkeljet kryesore ligjore që sot janë dorëzuar si kallëzim penal në Prokurorinë Speciale nga Lëvizja Vetëvendosje janë:

Zyrtarët përgjegjës kanë zhvilluar procedurën dhe kanë lidhur kontratën e lartpërmendur në kundërshtim me parimet e prokurimit publik nga nenet 6 dhe 7 të Ligjit.

Zyrtarët përgjegjës nuk kanë siguruar shpenzim efikas dhe të drejtë të parasë publike sipas nenit 6.1 të Ligjit, sepse kanë botuar listë të çmimeve me pozicione të përsëritura, kanë ndryshuar listën e çmimeve duke zbritur numrin e produkteve nga 887 në 43 pa e modifikuar buxhetin e paraparë, si dhe kanë vazhduar procedurën për blerjen me çmim sa gati katërfish çmimi i tregut. Zyrtarët kanë shkelur gjithashtu neni 6.2 të Ligjit, duke porositur sasi që nuk përkojnë me qëllimin e kontratës.

Zyrtarët përgjegjës nuk kanë zhvilluar procedurë transparente e jodiskriminuese sipas nenit 7 të Ligjit të Prokurimit.

Zyrtarët kanë vepruar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, çka cenon parimin e ligjshmërisë të paraparë me Kushtetutë dhe me Ligjin për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore dhe agjencive të pavarura.

Si rrjedhojë, në besojmë se ka dyshime të arsyeshme që ministri i MASH dhe zyrtarët përgjegjës me veprimet ose mosveprimet e tyre kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

/koha

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit