Pas firmës me Mario Mandzukic, Milani bën goditjen e radhës në merkato. Fabrizio Romano, gazetar i sportit dhe ekspert i çështjeve të merkatos, ka raportuar se Milani dhe mbrojtësi anglez i Chelseat, Fikayo Tomori, kanë arritur marrëveshje mes tyre.
Tomori ka qenë i lidhur me një kalim të klubi italian prej kohësh, ndërsa tani kësaj pritje po i vjen fundi. Sipas Romanos, ai fillimisht do të huazohet te Milani, por klubi kuqezi do ta ketë mundësinë për ta blerë në fund të sezonit. Tomori është një qendër mbrojtës dhe çmimi për transferimin e tij përfundimisht në San Siro do t’i kushtojë kuqezinjce 30 milion euro.