Mutacioni i Covid në Angli ka alarmuar mbarë Europën dhe për pasojë shumë shtete kanë marrë masa parandaluese shtesë ndaj përhapjes së infeksionit. Mirëpo këto masa janë kundërshtuar në disa shtete. Zvicra do të mbajë një referendum për këtë çështje, Vjena u përfshi nga protesta masive ditën e djeshme etje. Gjithashtu Holanda është bërë pjesë e këtyre ngjarjeve, ku mijëra njerëz u mblodhën në Amsterdam këtë të diel kundër bllokimit kombëtar për të ngadalësuar përhapjen e pandemisë së koronavirusit, përpara se të shpërndaheshin nga policia.
Protestuesit u mblodhën në një shesh përpara galerive të artit Muzeu Rijksmuseum dhe Van Gogh, duke mbajtur tabela me shkrim “Liri: Ndalo këtë rrethim” dhe duke brohoritur “Çfarë duam? Lirinë!”. Askush nuk mbante maska, të cilat nuk janë të detyrueshme në Holandë, dhe u zbatuan pak rregullat e distancimit fizik. Autoritetet kishin refuzuar kërkesën për protestë që do të mbahej në Sheshin Muze. Demonstruesit nuk pranuan të largoheshin kur erdhi policia dhe disa prej tyre hodhën fishekzjarre. Më pas, policia përdori ujë për të shpërndarë turmën.
Gjatë valës së dytë Covid, Holanda vendi është detyruar të marrë më shumë masa si pasojë e përhapjes së shpejtë të infeksioneve dhe rritjes së të shtruarve në spitale.
Burimi: nytimes.com |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania