Ergys Verdho “i thotë burgut hapu”/ Jep 14 miliardë për tepelenasit e “ALB BUILDING”, ndonëse ofruan 5 miliard më shumë se të tjerët

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 15.01.2021, 19:44

Ergys Verdho duket se është në ditët e tij. Jo për të rilindur, por për të mbushur xhepat me një dorë të mirë miliardash. Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-75502-10-14-2020 që ka për objekt “Ndërtim Rruga mbikalimi Teg dhe rrugët lidhëse të tij”. Në tender kanë marrë pjesë 7 kompani.

Ndonëse ka patur kompani që kanë ofruar gati 5 miliard më pak, Ergys Verdho për habinë e të gjithëve ka shpallur fitues kompaninë “ALB BUILDING”. “Gysi” do t’i japë pronarëve të kësaj kompanie plot 14 miliardë lekë të vjetra për ndërtimin e mbikalimit të TEG-ut dhe rrugëve lidhëse.

Kjo firmë është në pronësi të shtetasve Odhise Bresha dhe Pëllumb Beta. Tenderi është i dyshimtë gjithashtu edhe për një fakt tjetër. Vlera fituese është thuajse identike me fondin limit, ose sa 94.78% e tij. Kjo përbën një dyshim të fortë se tenderi është i manipuluar dhe fituesi i paracaktuar. Të paktën 5 miliard lekë janë një dëm i pastër ekonomik ndaj shtetit shqiptar. Është natyrisht e qartë se SPAK nuk do të hetojë dhe se “Gysi” do të bëjë përsëri një dorë të mirë miliardash. Jepi Gysi!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit