Tragjedia e katërfishtë në Rrugën e Kombit, identifikohet familja kosovare që u shua mbrëmjen e sotme

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 14.01.2021, 21:14

Një aksident i rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Rrubnik-Rrëshen, ku një automjet 'Citroen' u përplas me kamionin, i cili drejtohej nga shtetasi kosovar Isa Ishala. Në automjetin tip Citroen ndodhej familja Avdija po ashtu nga Kosova dhe kanë humbur jetën 3 anëtarë të saj dhe një i afërm i tyre. NDërkohë është bërë i mundur edhe identifikimi i viktimave. Bëhet fjalë për shtetasit: Blerim Avdiaj 45 vjeç, Anjeza Avdiaj 34 vjeç dhe dy fëmijët Klejdi Koçi 11 vjeç dhe Medina Avdiaj, 5 vjeç. E vetmja që ka arritur të mbijetojë nga familja Avdiaj ka qenë Violeta Avdiaj, vetëm 3 vjeç, e cila ka mbërritur në spitalin e Traumës. 11-vjeçari ishte i afërm i familjes.

Mësohet se familja Avdiaj ishte rezidente në Zvicër, ndërsa mbrëmjen e sotme ishin nisur nga Kosova drejt Shqipërisë. Drejtori i Policisë së Qarkullimit Rrugor Edmond Tarkaj, ka deklaruar se aksidenti ndodhi për shkak të një parakalimi të gabuar nga ana e mjetit tip 'Citroen'.

Tarkaj tha:

Ngjarja është me katër viktima të një familje, drejtuesi i mjetit është burri i familjes, Blerim Avdiaj dhe ka shpëtuar vetëm një vajzë 3 vjeç, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës. Mjeti vinte nga Kukësi drejt Milotit ku është përplasur edhe me kamionin. Drejtuesi i kamionit është shoqëruar paranë organeve të komisariatit të policisë Mirditë dhe ndodhet në gjendje të mirë. Ai shprehet se ka qenë një parakalim i gabuar nga mjeti 'Citroen' që shkaktoi aksidentin në një aks që nuk lejohet parakalimi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit