Atentati në Milot/ Dalin pamjet kur autorët me skafandra qëllojnë me breshëri plumbash 45-vjeçarin

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.01.2021, 10:20

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Milot, ku është plagosur me armë zjarri personi i identifikuar si shtetasi Ylli Ibrahimi, 45-vjeç. Mësohet se Ibrahimi është qëlluar nga dy persona të maskuar sapo kishte dalë nga lokali në qendër të Milotit dhe duket se ka qenë nën vëzhgim nga autorët. Në pamjet e kamerave të siguruara nga ‘BalkanWeb’ shihet se si tre persona, përfshi objektivin, ecin të qetë në trotuar, ndërkohë që në kamerat e sigurisë së një biznesi përballë kanë filmuar momentin kur në rrugë shihet një motor me dy persona me skafandra dhje kapuç në kokë, që ecën me shpejtësi, ndërsa njëri prej tyre hap zjarri ndaj 3 personave, ku i plagosur ka mbetur Ibrahimi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit