Qytetarja skandalizohet nga çmimi 600 lekë i një termometri të thjeshtë: Mjerë ne përfundimisht!

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 13.01.2021, 17:06

Ankesat e qytetarëve në lidhje me çmimet e larta dhe abuzimet me to, prekin thuajse çdo fushë të përditshmërisë sonë. E tillë është dhe një ankesë e një qytetareje që ka mbërritur në redaksinë JOQ Albania. Ajo shprehet e skandalizuar nga çmimi i lartë i një termometri të zakonshëm në një nga farmacitë e Tiranës. Siç shihet edhe në kuponin tatimor, termometri ka kushtuar 600 lekë, ndërkohë që qytetarja shton më tej se po të njëjtin termometër e ka gjetur për 300 lekë në një farmaci tjetër. Kujtojmë se gjatë pandemisë shumë farmaci shfrytëzuan rastin të ‘kapnin’ sa më shumë nga xhepat e qytetarëve, pasi u abuzua me çmimet e maskave dhe termometrave. Dhe për këtë pati edhe disa gjoba nga ana e shtetit.

Ky është mesazhi i qytetares:

Pershendetje Joqalbania shiko cfare behet me cmimet e nje termometri te thjeshte ne farmaci. Nderkohe pyeta ne nje farmaci tjeter i njejti termometer ishte 300 leke. Mjere ne perfundimisht. Faleminderit nese e publikoni.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit