‘Kosova nuk është Serbi’, Presidenti Vuçiç ‘shenjëstron’ Akademikun serb: Deklaratë histerike, nuk duhet t’ia shajmë nënën dikujt nëse mendon ndryshe

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 13.01.2021, 09:51

Deklarata e kryetarit të Akademisë serbe të Shkencave, Vladimir Kostiç ku pranoi se 'Kosova nuk është Serbi' ka tërhequr vëmendjen e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Në reagimin e tij, Vuçiç ka thënë se nuk e pranon histerinë e akademikut, por shtoi se pavarësisht se është kundër mendimeve të tij duhet të bisedojmë dhe tolerojmë njëri-tjetrin dhe jo t’ia shajmë nënën dikujt nëse mendon ndryshe”.

“Ai është një njeri që tregoi guxim dhe përgjegjësi për të shprehur një qëndrim që nuk është i shumicës, ashtu si filluan sulmet kur përmenda se duhej bërë përkufizimi i kufirit [me Kosovën]. Më sulmuan nga të gjitha anët, dhe askush nuk më ofroi kurrë një alternativë, përveç ‘prisni’. Dhe çfarë do të presim? As vet nuk e di se çfarë do të presim. Sidoqoftë, duhet të ulemi për të biseduar, për të rënë dakord mes nesh, për të qenë korrekt dhe të drejtë dhe për të thënë se çfarë është një zgjidhje kompromisi. Nëse nuk kemi një mundësi, atëherë të gjejmë dhjetë mundësi për të ruajtur paqen, nëse është fare e mundur. Mendoj se është një qasje racionale dhe serioze. Fakti që ne do t’i bërtasim presidentit të Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve, sepse ne jemi patriotë të mëdhenj … Dhe për çfarë janë më mirë disa prej nesh? Për atë që kemi më shumë xhipa, Maserati dhe Ferrari? Ai është budalla dhe ju jeni i zgjuar? Ka të vërtetë në atë për çfarë ai po fliste, ka gjëra që unë mendoj se mund të marrim më shumë, nuk mund të pajtohem plotësisht”, tha Vuçiç./News Bomb

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit