Tërmeti shkund sërish Turqinë, njerëzit dalin të frikësuar në rrugë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 11.01.2021, 08:04

Një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter tronditi kryeqytetin e Turqisë, Ankaranë mbrëmjen e djeshme. Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha në një njoftim zyrtar se epiqendra e tërmetit ishte Kalecik.

Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 12 kilometrash (rreth 8 milje) në 10.53 të mbrëmjes me kohën lokale (1953 GMT). Guvernatori i Ankarasë, Vasip Sahin tha se deri më tani nuk ka pasur të lënduar.

Kujtojmë se më 30 tetor, një tërmet i fuqishëm me madhësi 6.6 tronditi qytetin e tretë më të madh të Turqisë Izmir, duke vrarë të paktën 115 persona dhe duke plagosur më shumë se 1.000 të tjerë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit