Janë publikuar pamjet e rënda nga vrasja e një gruaje, e dila po protestonte në Kongresin amerikan. Ajo është qëlluar nga policia dhe si pasojë e plagës ka ndërruar jetë. Gruaja është qëlluar në hyrje të pjesës së brendshme të Kongresit dhe ka rënë në tokë direkt pas së shtënës.
Kujtojmë se nga protestat mbetën të vrarë katër persona, si dhe me dhjetëra të plagosur, ndërsa deri më tani janë arrestuar 52 persona. Protesta u thirr nga Presidenti në detyrë, Donald Trump, për të parandaluar certifikimin e Joe Biden si President.