U arratis nga Komisariati nr.1, 30-vjeçari Lala përfitoi nga mungesa e vigjilencës së policëve

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.01.2021, 14:40

Zbardhen detaje të reja nga arratisja e 30 vjeçarit Riljon (Rigers) Lala nga ambientet e komisariatit numër 1 në Tiranë, para pak ditësh. Faxnews ka mësuar se Lala i ka shpërqëndruar efektivët që e shoqëronin me ankesa se kishte probleme me shëndetin, ndërsa ka përfituar nga rrethanat e krijuara dhe mungesa e vigjilencës, duke goditur njërin nga efektivët me brryl në bark i cili është rrëzuar, më pas ka shtyrë efektivin tjetër dhe ka arritur të largohet nga ana e pasme e komisariatit. Ndërkohë mësohet se Lala ndodhej në katin e tretë të komisariatit dhe njërin prej policëve e ka shtyrë nga shkallët. Ai është larguar në këmbë nga zona ku ndodhet komisariati ndërsa mohohet të ketë informacione se mund të jetë ndihmuar nga jashtë por edhe brenda konisariatit për t’u arratisur. Sakaq arrestimi i Lalës nuk është i largët ndërsa rezervojnë të japin detaje nëse është lokalizuar.

Ndërkohë kujtojmë se Lala u arrestua më 2 janar pasi qarkullonte në rrugët e "Ali Demit" me pistoletë dhe bëri rezistencë ndaj efektivëve të Policisë. Ndërsa dy ditë më vonë, kur Lala duhej të merrte shenjat e gishtërinjve dhe të dërgohej në gjyaktë ai arriti t'ia largohej.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit