Ishte 19 tetor 2020 kur 19-vjeçarja shqiptare Artemis Vasili u largua nga shtëpia për të mos u kthyer më. Artemis ishte larguar nga shtëpia për një intervistë pune, por që nga ajo kohë, gjurmët e saj janë zhdukur dhe telefoni i saj celular është i fikur. Siç doli nga hetimet e policisë, 19-vjeçarja nuk shkoi kurrë në intervistë. Një kamera sigurie e tregoi atë duke ecur ditën e zhdukjes së saj në një rrugë në Koropi, në drejtim të stacionit të autobusit për në destinacionin e saj, por ajo përfundoi në stacionin e një autobusi tjetër të qytetit. Ditën që ajo u zhduk, në 5 pasdite, dëshmitarët panë 19-vjeçaren jashtë një dyqani telefonik në Peania duke debatuar me dikë dhe më pas duke hipur në një makinë të zezë dhe duke u zhdukur. Avokati i familjes, shpreh frikën se janë bërë ndryshime në pamjen e 19-vjeçares, në mënyrë që të mos njihet, duke theksuar se, për shkak të dimensionit të çështjes, shumë fotografi të vajzës së re po qarkullojnë dhe kështu ajo mund të njihet më lehtë.
"Ne spekulojmë se ata që rrëmbyen Artemisin kundër dëshirës së saj do të kenë ndryshuar ngjyrën e flokëve të saj dhe do t'i kenë prerë në mënyrë që të mos njihet lehtë", tha z. Dougas. Sipas informacioneve në orët e ardhshme pritet një operacion i organizuar policor në pikat kyçe në qendër të Athinës, me qëllim që të kryqëzohet informacioni i ri nga dëshmitarët që pretendojnë se kanë parë Artemisin. Policia shpreson të mbledhë informacionin që do të çojë në zgjidhjen e enigmës dhe më në fund të gjejë vajzën 19-vjeçare.
Burimi:newsique.gr Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA