Profesori i njohur i Harvard-it, Avi Loeb beson se mbetjet e një lloj mjeti fluturues të huaj kanë vizituar sistemin tonë diellor në vitin 2017. Kryetari i Departamentit të Astronomisë në Harvard, pretendon se një objekt që kohët e fundit u end në sistemin tonë diellor nuk ishte thjesht një shkëmb hapësinor, por në fakt një formë e teknologjisë aliene. Objekti hapësinor në fjalë u quajt “Oumuamua”. Ndërkohë, në librin e tij të quajtur “Jashtëtokësorët”, Loeb shpjegoi se si më 9 Shtator, trajektorja e “Oumuamua” e solli atë më afër diellit, para se të shpërthente në rreth 58,900 km/orë larg distancës orbitale të Venusit në fund të këtij muaj. Sipas tij, objekti në formë e një puroje ishte të paktën pesë deri në 10 herë më i gjatë se sa ishte i gjerë, diçka që nuk është parë në asnjë trup ndonjëherë.
Më konkretisht, ai është shprehur se:
Për shkak të anomalive, Loeb arriti në përfundimin se shanset që ajo të ishte një kometë e rastësishme ishin të pakta, duke spekuluar se mund të ishte "hedhurinë hapësinore" që dikur kishte shërbyer si një anije navigimi hapësinore e përdorur nga një civilizim shumë kohë më pare.
Ai theksoi se:
Burimi: nypost.com| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA