“Çmendet” drejtor Laerti, 300 milionë tender për karikues makinash elektrike, pa i patur mjetet akoma

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 29.12.2020, 19:34

Laert Duraj rezulton të jetë një ekzemplar i vërtetë në përthithjen e parave. Aq shumë ka marrë saqë është bërë një mjeshtër i abuzimit me milionat e miliardat që kalon nëpr duar nëpërmjet tenderave që organizon në emër të Postës Shqiptare. Duket se asgjë nuk e ndal furinë e tij të krijimit të tenderave të çuditshëm me shifra stratosferike, që më pas merret me mend se ku përfundojnë. Një rast me të vërtetë i habitshëm është ai që po ju paraqesim sot.

Drejtor Laerti ka organizuar një tender me numër reference REF-77182-10-30-2020 për të blerë karikues për makina elektrike. Mirëpo nëse lexon dokumentat e tenderit nënkuptohet se mjetet elektrike që i përputhen numrit të karikuesëve elektrikë nuk janë blerë akoma, por ama Laerti hap tender për të blerë karkuesit elektrikë. Pra blen karkikues elektrikë, pa patur makinat. Nëpër media të ndryshme vërehet se në vitin 2019, në një prononcim mediatik të Erion Veliajt, Laerti dispononte vetëm 6 makina plotësisht elektrike. Mirëpo për habi, tenderi është hapur për 20 karkues makinash elektrike, pra 14 më shumë se sa pretendohet se disponon Posta Shqiptare.

Në një kohë kur Shqipëria vazhdon të ketë mjete me naftë prodhim edhe të para vitit 2000, Laerti harxhon 300 milionë për të blerë karikues makinash elektrike në një numër shumë më të lartë sesa flota që disponon. Nga ana tjetër në tender ka marrë pjesë vetëm fituesi, përkatësisht bashkimi i operatorëve ”Tetra Solutions” & “R.S.&M” me vlerë të ofruar thuajse të barabartë me vlerën e fondit limit. Ore, a ka ndonjë SPAK këtu?

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit