JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Gentian Sula i AGIKONS nuk njeh ndalim, 3.2 miliardë tender për parkim në Berat
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 22/12/2020 21:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dritan Agolli, drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit duket se nuk di të ndalet para asgjëje. Ditët e fundit kemi denoncuar një sërë tenderash në nivele miliardash që institucioni i tij i ka dhënë oligarkëve të Rilindjes. Rasti më i fundit është ai i kompanisë AGI KONS që drejtohet “de facto” nga miku i Rilindjes, Gentian Sula.

Tenderi në fjalë mban numrin e referencës REF-74707-10-09-2020 dhe ka për objekt “Ndërtimi i godinës së parkimit dhe hapësirave mbështetëse në Berat”. Sipas dokumentave të publikuara, shikohet se në të kanë marrë pjesë 19 firma, nga të cilat fituese është shpallur pikërisht AGI KONS me një vlerë prej 270,205,893 lekë të reja pa TVSH ose rreth 3.3 miliardë lekë të vjetra me TVSH.

Mirëpo vihet re se plot 3 firma kanë ofruar më pak sesa kompania e Gentian Sulës. Madje firma që ka bërë ofertën më të ulët ka një diferencë me fituesin për një vlerë rreth 500 milionë lekë të vjetra me TVSH, një humbje e pastër dhe dëm ekonomik për shtetin shqiptar. Por mesa duket fakti ë Gentian Sula është mik i Rilindjes, ka mjaftuar që Dritan Agolli ta shpallë fitues ndonëse të tjerët kanë ofruar më pak.