Shkëlqim Fusha duket se është “perëndia” i Rilindjes. Nuk kuptohet se si ka mundësi që kompania e tij fiton gjithçka, pavarësisht gjithçkaje. Duket se kompania “FUSHA” është aq e fuqishme saqë fiton tendera në vlerë rreth 7 miliardë lekë të vjetra, ndonëse 7 firma të tjera kanë ofruar bindshëm më pak.
Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-74019-10-05-2020 dhe me objekt “Rikualifikim urban i zonës turistike, Golem, Bashkia Kavajë”. Fituesi është shpallur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit i drejtuar nga Dritan Agolli.
Procedura mban aq shumë erë saqë nuk kuptohet se si ka mundësi që SPAK nuk ka hetuar asgjë. Themi kështu pasi në tender kanë marrë pjesë 17 firma, nga të cilat 7 firma kanë ofruar vlera bindshëm më të ulta sesa “FUSHA” dhe për habi janë skualifikuar të gjitha.
Rasti më flagrant është ai i njërës prej këtyre 7 kompanive, e cila ka ofruar një vlerë rreth 1.7 miliardë lekë të vjetra më TVSH më të ulët se “FUSHA”. E megjithatë Dritan Agolli nuk eka vrarë mendjen fare se shteti do të humbë kaq shumë para dhe ka shpallur fituese pikërisht firmën e Shkëlqim Fushës. Nuk ka shtet këtu, jo.