Shqiptarët mezi shtyjnë muajin, Ergys Verdho i jep 4.5 miliardë “ndërtuesit të pallatit të Lindës”

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 19.12.2020, 21:19

Ergys Verdho duket se qartësisht është “shpërndarësi i picave” të Rilindjes. Kur themi picë, nuk nënkuptojmë ushqimin që të gjithë pëlqejmë por në këtë rast e kemi fjalën për miliarda. Rilindja duket se nuk di të ndalet as tani kur viti po mbaron. Ergys Verdho, drejtori i ARRSH-së, ka organizuar një tjetër tender me shifra të frikshme me objekt “Ndërtim rruga Dukaj Sinanaj, Tepelenë”.

E gjeni dot se cilin ka shpallur fitues Ergysi? Jo? Bëhet fjalë për atë që supozohet si “ndërtuesi i pallatit të Linda Ramës”. Më konkretisht bëhet fjalë për kompaninë “2T” në pronësi të Artan Sako-s dhe Dritan Troksi-t. Artan Sako, referuar artikujve të shumtë në media, supozohet të jetë ndërtuesi i një pallati pranë zonës së Institutit të Higjenës ku dyshohet se pas tij fshihet Linda Rama.

Ai është gjithashtu edhe vëllai i komandantit aktual të gardës së Republikës, Gramos Sako. Duket se lidhja mes këtyre individëve me Linda Ramën ka bërë që Ergys Verdho të shpallë fituese këtë kompani e cila ka ofruar një vlerë gati 2.3 miliard lekë të vjetra me TVSH më të lartë sesa një tjetër firmë në garë.

Pra mendoni pak, shtetit i është shkaktuar një dëm prej të paktën 2.2 miliard lekësh vetëm e vetëm që fitues të shpallet Artan Sako. Ndërkohë shqiptarët e shkretë mezi shtyjnë muajin. Jepi Gysi!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit