Hapet thesi i Shëndetësisë! 500 MILIONË Hervin Forës, zhvatësit të taksave të shqiptarëve për tamponë Covidi

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 15.12.2020, 19:03

Për t’jua rikthyer në kujtesë, EUROMED, kompania e oligarkut të Shëndetësisë Hervin Fora vazhdon të jetë një prej përfitueseve më të mëdha të tenderave nga Institucionet e Shëndetësisë. Këtë radhë bëhet fjalë për një tjetër tender të dhënë nga ISHP me vlerë rreth 500 MILIONË LEKË PA TVSH për blerje kitesh për testim për Covid-19.

Në tender kanë marrë pjesë disa prej kompanive më të njohura të oligarkëve të Shëndetësisë në tenderin me fond limit 1.6 MILIARD LEKË PA TVSH, ndërkohë që Fora, mik e i njohur me shumicën prej tyre është favorizuar dhe është shpallur fitues. Disa prej operatorëve ekonomikë në tender nuk kanë rënë dakord dhe janë ankuar për fituesin duke akuzuar se ishte favorizuar për shkak të disa specifikimeve teknike që do e nxirrnin fitues medoemos. Në këtë tender, Fora u ka hequr nga duart milionat Rasim Hamzarajt të “MEGAPHARMA” djalit të dajës së ish-deputetit të LSI Petrit Vasilit, “BIOMETRIC” të Artur Kadaresë, “Farma Net” të Kol Topçiut, “MONTAL” të Skënder Lufit, “FEDOS” të Fatmir Strugës, “GENIUS” të Besnik Çullhajt, “OES DISTRIMED” të Ermal Rizajt, etj.

Në artikujt tanë të mëparshëm kemi denoncuar shkeljet në procedurat e tenderime publike që ka bërë kompania e Forës së bashku me bashkëpunëtorët e saj. Po ashtu edhe abuzimet me çmimet e maskave gjatë kohës të pandemisë kur Fora bashkë me Topçiun përfituan tenderin 2.8 MILIONË EURO të maskave për mbrojtjen ndaj COVID-19, ku vetëm një ia shitën qeverisë me çmim shumice 8 mijë lekë. Tender ky për të cilin SPAK nisi hetim dhe më pas e la në harresë.

Thelbi është i thjeshtë dhe i kuptueshëm: Janë po të njëjtët personazhe që hanë taksat e shqiptarëve në Fushën e Shëndetësisë në çdo tender që hapet nga institucionet e kësaj fushe.


Hervin Fora, i klanit të “HIENAVE” (Oligarkëve të Shëndetësisë). Rropi shqiptarët me maska 8 MIJË LEKËSHE

“E kriposura” Ministria e Shëndetësisë! Rrëqethuni nga Miliardat që kanë marrë Oligarkët me kompanitë e tyre

*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst apo ato me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2020 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit