Mario Baloteli do vijojë karrierën e tij në Itali. Sulmuesi është pa kontratë prej muajsh pas aventurës së tij tek Breshia, por së fundmi ka gjetur një marrëveshje me ekipin e Monzas në Serinë B. Të hënën ai duhet të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do të nënshkruajë kontratën që do ta lidhë atë me klubin nga Brianza deri më 30 qershor 2021.
Pas Kevin-Princ Boateng, dy drejtuesit e klubit, Berluskoni dhe Galiani janë gati për Super Marion. Pasi të kryhet zyrtarizimi i marrëveshjes, Baloteli do të bëhet “asi nën mëngë” për Monzan, e cila në Serinë B klasifikohet momentalisht e treta për të synuar Serinë A sezonin e ardhshëm.