Është ditë e veçantë për fansat e futbollit në Premier Ligën angleze. Për herë të parë pas nëntë muajsh, tifozët do të rikthehen në stadiumet e këtij kompeticioni ditën e sotme, me dy takimet interesante ku West Ham United është pritës i Manchester United dhe Chelsea luan në shtëpi Leeds United.
Të dyja takimet zhvillohen në Londër, ku me rregullat e reja të qeverisë britanike lejohen deri në 2 mijë tifozë. Kujtojmë që fansat ishin ndalur në stadiume në fillim të muajit mars, ku edhe filloi përhapja masive e koronavirusit. West Ham United – Manchester United fillon në orë 18:30, ndërkohë Chelsea – Leeds United është sfida e fundit për ditën e sotme, e caktuar të nisë në orën 21:00.