Starton prej orës 18:00, derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, i vlefshë, për javën e 6-të të Kategorisë Superiore. Edhe pse luhet në impiantin më modern dhe më të kushtueshëm në Shqipëri, fusha e “Air Albania”-s le për të dëshiruar.
Teksa të dyja skuadrat kanë dalë për të kryer nxehmjen e zakonshme para startit të supersfidës, fusha duket në gjendje skandaloze. I ndikuar edhe nga reshjet e shiut, fusha e “Air Albanias”, pritet të rëndohet tej mase, duke ia zbehur disi atmosferën kësaj sfidë.