Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, po kalon një formë fantastike sa i përket aspektit individual. Falë dy golave dhe paraqitjes kundër Borusia Mynshendgladbah në fitoren 3-2 të Interit në transfertë, belgu është emëruar nga UEFA për titullin si lojtari më i mirë i javës së pestë të ndeshjeve të fazës së grupeve.
Me të janë pretendentë dhe Olivie Zhiru (favorit pas pokerit të realizuar me Çelsin kundër Sevijës), Irfan Xhan Kahveci i Bashakshehir dhe Mërgim Berisha i Salcburgut, i cili gjithashtu shënoi 2 gola. Të shohim cili do ta fitojë...