Legjenda e futbollit botëror. Diego Armando Maradona, u nda nga jeta në moshën 60-vjeçare si pasojë e një arresti kardiak. E gjithë bota u solidarizua me humbjen e tij. Së fundmi, Karlos Tevez ia ka dedikuar Maradonës golin që i fali fitoren Boka Xhuniors mbrëmjen e djeshme në ndeshjen ndaj Internacional në Kupën Libertadores.
Tevez shënoi në minutën e 63 dhe më pas, pasi puthi shiritin e kapitenit dedikuar për Maradonën, hoqi fanellën e tij për të treguar një bluze të Boka Xhuniors të vitit 1981, një fanellë e veshur nga legjenda argjentinase, të cilën Tevez e kishte trashëguar si dhuratë nga Maradona para disa viteve. Kujtojmë që të njëjtin veprim bëri dhe Messi para disa ditësh pas golit me Barcelonën.