Janë luajtur mbrëmjen e sotme sfidat e xhiros së pestë në grupet e Champions League. Spikat fitorja 1-3 e PSG-së në fushën e Manchester United. Heroi i skuadrës franceze ishte Neymar me dy gola të shënuar. Tashmë shanset për kualifikim te PSG-ja janë të mëdha, pasi mjafton fitorja në ndeshjen e fundit.
Sakaq, Juventusi dhe Barcelona në Grupin G nuk kanë zhgënjyer, teksa kanë fituar respektivisht ndaj Dinamo Kievit dhe Ferencvarosit me rezultate të njëjta 3-0. Ndeshja e fundit mes tyre do luhet vetëm për statistikë, pasi kualifikimi është arritur.
Këto janë të gjitha rezultatet e mbrëmjes sonte në Champions League: