UEFA pritet që javën e ardhshme të startojë kompetiocionin më të ri, Conference League që finalen e madhe pritet ta zhvillojë në Shqipëri, në stadiumin “Air Albania”. Ky lajm ende nuk është bërë zyrtar nga Fedetarata jonë e Futbollit, por para pak ditësh Gtaham Dunbar, gazetar i Asociated Press e paralajmëroi diçka të tillë. Ndërkohë raportohet se Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s pritet të mblidhet të enjten, pra nesër, dhe të zyrtarizojë se finalja e Conference League do të zhvillohet në kryeqytetin e Shqipërisë. Kjo është një ngjarje e rëndësishme sportive për vendin tonë, pasi kurrë nuk i është besuar një aktivitet i tillë në të shkuarën.
Ndërsa në garë për finalen e parë kanë qenë edhe Franca, Greqia dhe Maqedonia e Veriut.