Xhiroja e pestë e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve ka sjellë një befasi të madhe, teksa skuadra ukrainase, Shakhtar Dontesk ka mposhtur 2-0 Real Madridin në Kiev. Ka qenë e vështirë të mendohet një reagim kaq i fuqishëm i Shakhtar, që dy ndeshjet e fundit në grup i ka humbur me rezultate të thella, 6-0 dhe 4-0 nga Borussia Monchengladbach.
Por, këto rezultate ata i lanë pas, dhe me një paraqitje të mirë, sonte mposhtën Real Madridin duke koleksionuar tashmë shtatë pikë në grup dhe duke u renditur në vendin e dytë. Pikë të njëjta ka edhe Real Madrid, që mban vendin e tretë.
Ndërkaq, Salzburg ka marrë një fitore 1-3 në në transfertë te Lokomotiva e Moskës. Fitorja e skuadrës austriake erdhi falë paraqitjes së mirë të sulmuesit nga Shqipëria, Mërgim Berisha, që shënoi dy herë gjatë pjesës së parë. 22 vjeçari shënoi në minutat 28’ dhe 41’ duke qenë padyshim njeriu i kësaj fitoreje.