E gjithë bota e futbollit u trondit nga lajmi i ndarjes nga jeta të legjendës argjentinase, Diego Armando Maradona. Disa ditë para se të ndahej nga jeta ai kishte kryer një operacion të ndërlikuar në tru dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar, aq sa mjekët kishin dhënë lejen për të vazhduar kurën në shtëpi pranë dy vajzave të tij. Gjithsesi, gjendja u përkeqësua dhe Maradona vdiq në moshën 60-vjeçare. Detaje të shokuese kanë dalë së fundmi nga autopsia e legjendës.
Autoritetet mjekësore në Argjentinë kanë arritur të zbulojnë se zemra e Diegos peshonte 2 herë më shumë se një zemër normale. Mjekësia ligjore që kreu autopsinë në trupin e Diegos raportoi se ai kishte kardiomiopati të zgjeruar dhe organi trupor peshonte rreth 500 gram, dyfishin e sasisë normale. Ky element pritet të vlerësohet ditën e nesërme në analizat që do të kryen, së bashku me studimet e tjera toksiologjike, përmes të cilave do të përcaktohet nëse Maradona kishte konsumuar alkool, drogë, ose ndonjë substancë tjetër para se të nderonte jetë.