Një gol i pazakontë vjen nga Kategoria e Dytë shqiptare, aty ku Gramshi dhe Bulqiza barazuan 1-1 në ndeshjen e tyre të fundjavës, të vlefshme për javën e 4-t të kampionatit. Megjithatë, përveç rezultatit, vëmendjen e të gjithëve e ka tërhequr goli i barazimit nga Bulqiza.
Selman Shkreta, në minutën e 15’, lëshon një gjuajtje shumë të fortë nga afër mesfush s, dhe ia del ta ndalë në fundin e rrjetës, me topin që përfundon në trekëndësh. Një gol i çmendur i shënuar nga Shkreta, i cili ndonëse ishte një distancë e madhe, nuk i la asnjë mundësi reagimi portierit të Gramshit. Goli po bën xhiron e rrjetit: