Ndarja nga jeta e Diego Maradonës ishte padyshim një goditje për futbollin botëror dhe jo vetëm. Shumë tifozë e quanin atë "zot" dhe me fuqi të mbinatyrshme, për atë që ka dhënë në fushën e lojës dhe futbolli i tij do ngelet në histori. Në momente të tilla, nuk mund të mungojnë edhe episodet mistike, siç është ai i fundit, i publikuar nga media e njohur spanjolle, “Diario”.
Së fundmi një person në Argjentinë kishte dalë të filmonte qiellin, dhe padashur është kapur imazhi që formohej nga retë, ku duket një kopje identike e Maradonës. Gjithçka duket reale pasi retë qëndrojnë për pak sa të formojnë imazhin e Maradonës në qiell dhe më pas lëvizin për ta zhdukur atë. Këto jane pamjet:
Anoche en Paraná, Entre Ríos. Qué querés que te diga... pic.twitter.com/Q19OCyOxSc
— Diario Olé (@DiarioOle) November 29, 2020