Zlatan Ibrahimovic i ka mahnitur të gjithë me ndikimin e tij që nga rikthimi tek Milani në janar të vitit 2019. Suedezi është top golashënues i Serie A me 10 gola në vetëm 6 paraqitje për klubin kuqezi këtë sezon pavarësisht moshës së tij 39 vjeçare. Opinioni sportiv thotë se ekipi i Milanit është i varur nga Ibra, dhe se pa të nuk do të ishin në këtë formë, por, sipas “LaGazzettadelloSport”, statistikat thonë ndryshe.
Statistikat e Milan këtë sezon pa Ibran janë pesë fitore dhe një barazim, një përqindje 83.3% e fitoreve të arritura, që do të thotë se Milani “kolektiv” funksionon. Por, sipas gazetës ndikimi i sulmuesit nuk mund të mohohet, dhe se me Ibran, Milani është më i rrezikshëm në Serinë A. Kuqezinjtë janë me fat që e kanë...