Pas 2 dhjetorit, tifozët anglezë do rikthehen në stadiume. Rregulli i ri i vendosur nga auroritetet lejon 2000 tifozë të shikojnë ndeshjet brenda impianteve. Arsenal do të jetë klubi i parë i Premier Ligës që do të jetë në gjendje të presë tifozë në "Fly Emirates", për ndeshjen e tyre në Europa League me Rapid Vienna më 3 Dhjetor.
Ndeshja e parë në Premier League që do të mirëpresë tifozët do të jetë West Ham – Manchester United më 5 dhjetor, përpara se Chelsea të luajë me Leeds United po atë ditë. Sigurisht që tifozët do duhet të respektojnë në mënyrë strikte rregullat e vendosura nga autoritetet shëndetësorë në Britaninë e Madhe.