Është luajtur mbrëmjen e djeshme, ndeshja e kampionatit argjentinas mes Boka Xhuniors dhe Newells Old Boys, dy skuadra me të cilat Maradona ka luajtur gjatë karrierës së tij. Ekipet ishin përballë njëra-tjetrës në stadiumin mitik "Bombonera". E pranishme ishte edhe vajza e legjendës, e cila në momentin që Boka Xhuniors shënoi nuk mundi t’i mbante lotët.
Ajo gjithnjë ka qenë e pranishme në stadium me babain e saj, Maradona, e në këtë rast ishte hera e parë që nuk ishte në shoqërinë e tij dhe në këtë formë u prek nga emocionet e shumta. Sa i përket sfidës, ato që triumfuan ishin Boka Xhuniors me rezultatin 2-0.