Nisja e Çmimit të Madh të Bahreinit në Formula 1 nuk ka nisur aspak mirë. Piloti i Haas, Romain Grosjean ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me muret mbrojtëse. Por, gjëja më tronditëse është se në momentin e përplasjes, njëvendëshja shpërthen në flakë dhe ndahet në dysh, me garën që ndërpritet menjëherë. Fatmirësisht piloti francez ka shpëtuar duke dalë shumë shpejt nga makina. Skuadra Haas bëri me dije se piloti fatmirësisht ka pësuar vetëm djegie të lehta në duar dhe kavilje. Siç mund të shihet dhe në videon e mëposhtme, ajo që ndodh me pilotin është një mrekulli, çast i cili ka mbajtur me zemër në dorë të gjithë ata që ishin duke ndjekur garën. Piloti duket i tronditur ndërkohë që pamja e tij kur del në mes të flakëve, do të mbetet e paharrueshme për të gjithë.