Napoli përkujton Maradonën në mënyrë të veçantë sonte në takimin ndaj Romës që po luhet aktualisht dhe napoletanët po fitojnë me rezultatin 1-0. Skuadra e Xhenaro Gatuzos zbriti në fushë me fanelën e re me shirita bardhekaltër duke respektuar lidhjen e fortë të “Djalit të Artë” me Napolin dhe Argjentinën. Ndërkohë, në minutën e 10-të të sfidës është duatrokitur në stadiumin “San Paolo” në nder të legjendës së futbollit botëror. Sfida po vijon të luhet ende dhe te Napoli e kanë të qartë se kjo ndeshje është e gjitha për Diego Armando Maradonën, i cili u nda nga jeta para 4 ditësh.