Barcelona ka fituar sot 4-0 kundër Osasunës, në sfidën e kampionatit të La Ligës, e cila u zhvillua në Cam Nou. Katalanasit ishin dominues nga minuta e parë deri në fund të ndeshjes duke mos i lënë asnjë shans kundërshtarit.
Messi shënoi për golin e katërt të ndeshjes në minutën e 73-të duke vulosur rezultatin përfundimtar. Superylli argjentinas shënoi nga rreth 20 metra largësi duke e tundur rrjetën e portës së Osasunës me një goditje raketë. Këtë gol, Messi ia kushtoi Diego Armando Maradonës, legjendës argjentinase i cili vdiq të mërkurën.
Messi está acabado, ya no juega; Messi ya no hace goles si no de penales. pic.twitter.com/oVwxzpOLqn
— Jose Baquero (@josebaqueroh) November 29, 2020