Armando Broja po kalon një nga sezonet më të mira në karrierën e tij. Pas debutimit në kombëtaren shqiptare, sulmuesi 19-vjeçar vazhdon të shkëlqejë në Holandë, teksa ditën e sotme ia ka dalë të gjejë rrugën e rrjetës me skuadrën e Viteshes.
Skuadra e Brojës ka fituar me rezultatin 2-0 Sitard në kampionat, teksa goline dytë e shënoi pikërisht shqiptari. Në minutën e 84’, pas një krosimi perfekt të Tanane, Broja del zbuluar në zonë dhe me të djathtën e dërgon topin në rrjetë. Ky është goli i pestë i Brojës me fanellën e Viteshes këtë sezon, duke u renditur e dyta me 25 pikë, 2 më pak se kryesuesit e Ajax.
Broja 2-0 pic.twitter.com/ImlVPtuXQW
— NielsDigital (@nielsdigitl) November 29, 2020