Rikthimi i tifozëve në stadium ka bërë që tifozët e Arsenalit të vendosin “rekord” për sa i përket shitjes së biletave. Për 20 minuta janë porositur 2000 biletat për takimin e së enjtes kundër Rapidit të Vjenës në Europa League, që do të luhet në “Emirates Stadium”. Autoritetet angleze kanë lejuar që në stadiumet e vendit të tyre të hyjnë vetëm 2 mijë tifozë.
Ky është takimi i parë që luhet me tifozë për “Topçinjtë” që prej 7 marsit, kur ekipi i Mikel Artetës fitoi ndaj Uest Hemit me rezultatin 1-0. Qeveria angleze ka vendosur që të hiqet ndalimi i hyrjes së tifozëve në stadiume në datën 2 dhjetor, sigurisht duke zbatuar në mënyrë strikte protokollin e vendosur nga autoritetet shëndetësore.