Pasi mori kërcënime me vdekje, punonjësi i varrimit i cili bëri selfie nga arkivoli i hapur i legjendës së futbollit argjentinas Diego Maradona ka kërkuar falje.Maradona vdiq të mërkurën në shtëpinë e tij në Tigre, afër Buenos Aires.Disa fotografi u shfaqën në internet ndërsa trupi i Maradonës ishte shtrirë në pallatin presidencial, duke shkaktuar shumë reagime dhe trazira. Në një foto, njëri nga burrat duket se prek ballin e fituesit të Kampionatit Botëror të ndjerë.
Claudio Fernández është punonjësi i cili u pushua nga puna për incidentin, tha se vendimi për të bërë foton ishte impulsiv dhe ai është penduar.
"Djali im, si çdo fëmijë, ngriti gishtin e madh dhe ata bënë foton," tha ai. "Unë e di që shumë njerëz janë ofenduar, ata e kanë marrë për keq këtë.”Fernández tha se ai kishte marrë kërcënime me vdekje.
"Ata thonë se do të na vrasin, do të na thyejnë kokën," tha ai.
Ndërkohë Matías Picón, menaxheri i sallonit të varrimit të Sepelios Pinier, tha se Fernández ishte një nga tre "punonjësit e jashtëm". Picon tha se kompania ishte "shkatërruar" nga fotot.Kompania kishte punuar prej kohësh për familjen Maradona.
"Familja ka besim të plotë te ne, kjo është arsyeja pse ne jemi kaq të prekur," tha ai.
Burimi:NewYork Post Përktheu:JOQ ALBANIA