Ndeshja e shumëpërfolur e veteranëve të boksit, Mike Tyson dhe Roy Jones Jr është mbyllur në barazim. Sfida u zhvillua në Staples Center, Los Angeles, California pa praninë e shikueseve dhe kishte qëllime bamirësie. Ishte një ndeshje e luftuar nga të dy boksierët, e cila u mbyll në barazim.
U zhvilluan 8 raunde me nga 2 minuta, ku në fund të dy boksierët dolën pa shumë dëmtime dhe gjithçka u vendos në baraspeshë. Tyson tregoi se pavarësisht viteve që ikin, ai është ende në formë të mirë, teksa këtë e tregoi në duelin e sotëm, duke i dhënë kundërshtarit disa goditje të forta. Këto janë disa nga pamjet e ndeshjes.