Në Itali koronavirusi vijon të përhapet me shpejtësi dhe këtij virusi nuk mundi t’i shpëtonte as kapiteni dhe portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha. Ky lajm është konfirmuar vetë klubi i SPAL-it nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ku thuhet se pas angazhimeve me ekipin Kombëtar të Shqipërisë, 31-vjeçari është infektuar me Covid-19. Sapo ka marrë përgjigjen pozitive, Berisha është vetëkarantinuar në banesën e tij dhe nuk ka patur asnjë kontakt me kolegët e tij te SPAL-i.
Ky është një lajm i keq për gardianin e Kombëtares sonë, që gjatë javëve të fundit ishte në superformë dhe ndihmonte SPAL vazhdimisht për të arritur rezultate pozitive.
📋 | Etrit #Berisha positivo al Covid-19 👉 https://t.co/R0DcsbgcoI#ForzaSPAL pic.twitter.com/seYN30aARz
— SPAL (@spalferrara) November 28, 2020