Ylli legjendar argjentinas, Diego Armando Maradona u nderua për disa ditë me radhë pasi u nda nga jeta në moshën 60-vjeçare. Theksojmë se në fushat e futbollit të Serie A mbahet një minutë heshtje para ndeshjeve dhe loja ndalet në minutën e 10-të, në nder të tij. Në Itali Maradona është jo pak i njohur, pasi ka luajtur 7 vjet aty. Gjithashtu një moment prekës, ishte dhe fillimi i ndeshjes mes Everton-Leeds, dy trajnerët Carlo Ancelotti dhe Marcelo Bielsa nderuan figurën e tij, ku ajo që ra në sy ishte pikërisht momenti kur Ancelotti u përlot, edhe pse u mundua ta mbante veten, por emocionet dhe ndjeshmëria bënë të veten.