“Jam djali i tij, zhvarroseni ta vërtetojmë”, 19-vjeçari pretendon se ka për baba Maradonën

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 28.11.2020, 21:44

E mërkura ishte një ditë tronditëse pë mbarë fansat e futbollit, pasi u nda nga jeta si pasojë e një arresti kardiak legjenda i njohur Diego Armando Maradona. Por ka patur shumë aludime dhe spekulime, ndër të cilët ishte një testament që kishte lënë Maradona, ku shprehej që trupi i tij të digjej pasi të ndërronte jetë. Ka mjaftuar ky testament dhe 'dikush është kujtuar'. Santiago Lara, i lindur në vitin 2001 pretendon se është djali i Maradonës dhe për këtë ka kërkuar prej vitesh krahasimin e ADN-së së tij me atë të Diegos.

Mamaja e tij, Natalia Garat e kishte Maradonën kur ishte 19 vjeç dhe punonte si modele. Katër vite më vonë ajo ndërroi jetë, por pak para kësaj ajo kishte rrëfyer se Maradona është babai i Santiagos. Ky i fundit përmes avokatit të tij ndërmori rrugë ligjore dhe vazhdon me pretendimin e tij, ndërsa së fundmi kërkon zhvarrosjen e Maradonës dhe marrjen e vendimit për të mos e asgjësuar trupin e tij.

Santiago u shpreh:

Unë thjesht dua të di kush jam. Nuk kam pretendime financiare. Deri në ditët e fundit para vdekjes së saj, kur iu desh të hiqte aparatin mjekësor për të folur, nëna ime i tha një grupi avokatësh se isha djali i Diegos. Ata janë njohur kur ajo punonte si modele dhe kanë shumë miq të përbashkët.

Burimi: Daily Mail |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit