Lojërat Olimpike dhe skandalet me doping-un, Calja ngjitet me 3 pozicione pas penalizimeve të fundit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.11.2020, 11:59

Skandalet në peshëngritje janë të shumta kohëve të fundit dhe shumë peshëngritës shqiptarë janë penalizuar për shkak të përdorimit të substancave të ndaluara në këtë sport.

Mësohet se rumuni Kostantin Razvan Martin ka rezultuar pozitiv në testet e rishikuara të Lojërave Olimpike “Londër 2012” i cili asokohe ishte renditur në vendin e tretë në olimpiadë, duke fituar medalje bronzi në kategorinë e peshave 69 kg.

Me skualifikimin e tij, pritet gjithashtu të ndryshojë edhe renditja përfundimtare e garës, teksa medalja olimpike e bronzit mund të kalojë te vendi i katërt, që mbahet nga koreanoveriori, Kim Miong-Hiok. Por sikur të mos mjaftonte kjo, Federata Botërore e Peshëngritjes ka skualifikuar turkun Mete Binai dhe azerin Sardar Hasanov, të cilët në Olimpiadën e Londrës renditeshin respektivisht në vend të gjashtë dhe të tetë, në kategorinë e peshave 69 kg.

E gjitha kjo ka një lidhje të drejtpërdrejtë edhe me Shqipërinë, pasi në të njëjtën kategori peshash ka marrë pjesë edhe Briken Calja, i cili ishte klasifikuar i nënti. Me këto tre pezullime, Calja do ta shikonte veten në vendin e gjashtë në olimpiadë, që do të ishte një tjetër rezultat i shkëlqyer pasi peshëngritësi kuqezi do të futej automatikisht edhe në zonën e shpërblimit (10 milionë lekë të vjetër) që i takojnë me ligj nga shteti shqiptar.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit