Më 25 nëntor u nda nga jeta në moshën 60-vjeçare legjenda e futbollit botëror, Diego Armando Maradona.
Argjentinasi nuk arriti t’i mbijetonte një ataku në zemër dhe sipas mjekëve të autopsisë ai vdiq në gjumë. Ditën e djeshme u kryen homazhet në Pallatin Presidencia në Buenos Aires për t’i dhënë lamtumirën e fundit ish-futbollistit i cili u varros në Bela Vista, periferi e kryeqytetit, atje ku ndodhen edhe prindërit e tij. Me kërkesë të familjes, ceremonia e varrimit u zhvillua në mënyrë private.
Por një vdekje e tillë u shoqërua me shumë polemika dhe akuza dhe një ndër ta ishte dhe avokati i Maradonës i cili u shpreh se argjentinasi kishte ndërruar jetë pasi autoamnulanca ishte vonuar.
Por së fundmi gazeta “El Dia” ka publikuar audion ku dëgjohet mjeku i Maradonës, Leopoldi Luque, duke kërkuar ndihmën. Ajo që vihet re është fakti që ai nuk e ka përmendur në asnjë moment emrin e “El Pibe d’Oro”. Kjo ndoshta për të shmangur daljen e lajmit.
Loque ka telefonuar për ndihmë në orën 12:16 dhe autoambulanca ka mbërritur në vendngjarje në orën 12:28, duke hedhur poshtë edhe pretendimet e avokatit se kishte shkuar me më shumë se gjysmë ore vonesë. “El Dia ka publikuar” komunikimin e plotë të mjekut Leopoldo Luque.
TELEFONATA E MJEKUT
-Përshëndetje, mund të dërgoni një ambulancë në mënyrë urgjente në lagjen San Andres? -Ku është? -Tigre. -Adresa?
-Është një lagje, San Andres. “Calle Italia”. Është një lagje e mbyllur -Cila pjesë e lagjes? -Në bllokun 45, le të vijnë dhe të pyesin aty. -Çfarë ka ndodhur? -Është një person i cili, nga sa më thonë, është në arrest kardiorespirator. Mjeku po i jep ndihmën e parë.
-Është burrë apo grua? -Një burrë -A e dini pak a shumë moshën -60 vjeç, konkretisht.
-Emri dhe mbiemri juaj? -Leopoldo Luque -Do raportoj direkt, OK? -Perfekt, mirë u pafshim.