“Atje e ke atë VAR m*ti”/ Zbulohet sherri i Vidal me arbitrin në Champions League

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 27.11.2020, 10:55

Gjyqtari anglez, Anthony Taylor, nuk u kursye aspak futbollistin kilian të Interit, Arturo Vidal, të cilin e ka përjashtuar nga loja vetëm pas një diskutimi mes tyre në ndeshjen Inter-Real Madrid në Champions League, e cila përfundoi 0-2 për spanjollët. Vidal pretendoi për një penallti brenda zonës së Real Madrid, teksa pati një kontakt me mbrojtësin Raphael Varane, por Taylor lejoi që ndeshja të vazhdonte. “Gol TV” ka zbuluar fjalët e Vidal të cilat i’a kishte thënë arbitrit duke bërtitur para fytyrës së tij.

Vidal iu drejtua:

Atje e ke atë VAR të m*ti për ta parë dhe ti s’po bën asgjë”

Kjo nuk ishte hera e parë që Vidal ishte ndëshkuar me karton të kuq përballë Real Madrid, pasi që një gjë të tillë e kishte bërë edhe disa edicione më parë në “Santiago Bernabeu”. Vidal e la Interin me dhjetë futbollistë, teksa skuadra e tij ishte duke humbur 1-0 në San Siro. Ai u shfaq tejet i zemëruar me rastin e ndëshkimit, ndërkohë që bëri veprime anti-sportive edhe pasi u largua nga fusha. Interi në fund e humbi ndeshjen dhe tani rrezikon seriozisht rënien nga grupi, pasi që në katër ndeshje ka grumbulluar vetëm dy pikë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit